Rrjetat pa tela janë duke u përhapur shpejt çdokund. Për shembull Prishtina varet në këso lloj lidhje për komunikimin mes Internet Kafenjëve nëpër qytet. Gjatë kohës që ecim nëpër vendbanim ne jemi të rrethuar me miliona bajta të shënimeve që janë duke udhëtuar nëpër hapësirë. Përparësia e përdorimit të Wireless LAN (WLAN) shpesh mbi-vlerësohet përtej rrezikut potencial që ajo mund të bart. Fatkeqësisht shumica e shfrytëzuesve do të sakrifikon sigurimin për lëvizshmëri. Këtu edhe qëndron problemi me rrjeta pa tela, edhe pse ekzistojnë metoda për sigurimin e tyre.
Ekzistojnë rrjeta pike-në-pikë (point-to-point) dhe klient/server. Këto të dytat zakonisht përbëjnë Access Point (AP) që është një pajisje e rrjetit që ofron lidhjen pa tela për klientët. Ekzistojnë katër loje të rrjetave pa tela: Bluetooth, IrDA, HomeRF (SWAP) dhe WECA (WiFi). Bluetooth nuk do të mbulohet gjerësisht në këtë shkrim dhe zakonisht përdoret për komunikim të distances së vogël mes pajisjeve/komponenteve elektronike.
IrDA (Infrared Data Association) është standard për komunikimin infra-kuq në mes të makinave. Kjo kërkon pamje të hapur në të mes pranuesit dhe dërguesit.
HomeRF dhe WECA janë rrjeta të bazuara në IEEE 802.11 familja e specifikimeve që do të mbulohet në këtë shkrim.
802.11
IEEE me 1997 aprovoi standardin 802.11, apo Wireless LAN. Kjo familje e standardeve është specifikim për lidhshmërine e rrjetave pa tela përmes radio valëve. Ekzistojnë disa 802.11 specifikime dhe gjitha përmbajnë Ethernet protokolin dhe Carrier Sense Multiple Access with Colision Avoidance (CSMA/CA). Familja e 802.11 përbëhët nga 802.11a, b, d, e, g, h, i, j, k dhe x.