Rihanna bëri një performancë befasuese e veshur me veshje të meshkujve D&G gjatë një ngjarje në New York, por ishte Chris Brown, ai i cili kishte diçka për të festuar: ditëlindjen e tij të 20-të, kësaj here pa tashmë ish-të dashurën e tij.
Brown, dje (të martën) mbushi 20 vite dhe nuk pati ndonjë ceremoni të madhe të kësaj feste jubilare. Ai raportohet se kaloi kohën e tij me familjen e tij në Virginia.
Muajin e kaluar Brown u zotua jo-fajtor për akuzat se kishte sulmuar dhe kishte bërë kërcënime kriminale ndaj Rihanna. Dyshja edhe pas incidentit u afruan një kohë, por shpejt u ndanë përfundimisht.