Ish-publicistja e Michael Jackson e ka akuzuar ‘mbretin e muzikës pop’ me 44 milionë dollarë, duke thënë se ai kurrë nuk e kishte paguar atë. Raymone Bain kishte përfaqësuar Jackson në kohën kur ai ishte i akuzuar për abuzim seksual me të mitur, në vitin 2005, detyrë kjo që përfundoi kur këngëtari u shpall i pafajshëm. Bain po ashtu kishte qenë menaxhere gjenerale e Michael Jackson Company, duke u marrë me punët e biznesit të këngëtarit (2006). Ajo është ish-punëtorja e fundit e Jackson që e akuzon këngëtarin, derisa shumica e rasteve të mëhershme janë zgjidhur jashtë gjykatës.