Këngëtarja, Arta Bajrami, pas një lidhje jo shumë të gjatë është fejuar me një prishtinas që jeton në Gjermani, të quajtur Xhimi. Fejesa e këtij qifti që e ndijën vetën të shumë të lumtur ka ndodhë më 22 janar. Fejesën e konfirmoi Arta , duke thënë se lidhja e tyre nuk ka qenë edhe shumë e gjatë.
“Menjëherë kur e kam parë më ka pëlqyer, dhe unë e Xhimi e kemi gjet një gjuhë të përbashkët dhe kemi vendos të fejohemi,” tha Arta, duke shtuar se kanë qenë të vendosur që menjëherë të fejohen, pasi që kalojnë shumë mirë afër njëri tjetrit. Arta nuk ishte në gjendje të thoshte ndonjë kohë se kur do të martohet, por vetëm shprehu dëshirën që kjo të ndodh shumë shpejtë.