Mirserdhet WwW.AcMedia.Tk
Main | Registration | Login Welcome Viztor | RSS
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum moderator: AcMedia, aGonn-  
Forum » Software & Hardware » Rrjetat dhe Interneti » Rrjetat Lokale Pa Tela (Wireless Lan (WLAN
Rrjetat Lokale Pa Tela (Wireless Lan (WLAN
ALboz-GDate: E Ejte, 2009-06-11, 11:56 PM | Message # 1
Admin Of AcMedia.Tk
Group: Administrators
Messages: 69
Awards: 0
Reputation: 50
Status: Offline
Ndalja e Sulmuesve

Si administrator i WLAN-it gjëja e parë që duhet bërë është të zvogëlohet sasia e radio sinjaleve që lëshojnë ndërtesën. Duhet vendosur mirë se ku të pozicionohen AP. Hapi tjetër është "izolimi" i ndërtesës që mund të bëhët në këto mënyra:

Mbështjellja e mureve të brendshme me shtresa metalike.
Instalimi i qelqit termo-izolues që dobëson radio dhe IR sinjalet.
Përdorimi i perdeve Veneciane metalike.
Vendosja e kutisë WLAN (vendi që përmban hub-at, switch-at, router-at) largë mureve të jashtme dhe pikave të dobëta në ndërtesë.
Përdorimi i ngjyrës metalike për mure.
Dobësimi i forces së sinjalit duke e ndryshuar fuqinë e transmetuesit.

Këto hapa do të mbrojnë rrjetin nga sulmet por edhe nga ndërhyrjet (interference) e pa qëllishme.

Detektimi i Thyrjeve

Disa sisteme mund të ndërtohen për të detektuar thyerjet.

Sistemi për Detektim të Pikjeve (SDP) përbëhët nga pranuesit të vendosur përgjatë perimetrit të ndërtesës. Këta pranues janë të drejtuar drejtë ndërtesës dhe roli i tyre është detektimi i sinjalizimit të jashtëzakonshëm.
Stacionet Pasive për Vëzhgim (SPV) janë të ngjajshme me SDP por zakonisht të vendosura në brendi të ndërtesës. Roli i tyre është detektimi i çfardo sinjali të panjohur. Këto mund të përdoren për zbulimin e MAC adresave të pa-njohura, MAC adresave të klonuara ose frame-ave për ri-autentifikim.
Kontrollimi i rrjetit në formë të "fshirjes" mund të zbulon burime të pa-autorizuara të sinjaleve. Këto mund të bëhën duke u shëtitur nëpër zonën e rrjetit pa tela me pranues pasiv për WiFi ose me syza për vëzhgim në natë për infra-kuq.

Sigurimi i Rrjetit nga Brenda

Shënimet në rrjetë duhet të jenë të kriptuara. Krijimi i tunelit të sigurtë përmes IPSec është një nga zgjidhjet më të mira. Metoda tjera janë përdorimi i Secure Socket Layer (SSL).
Autentifikimi është i nevojshëm gjithashtu. Infrastruktura e 802.11x lejon përdorimin e Extensible Authentification Protocol (EAP) për autentifikimin e WiFi pranuesve. Administratori i rrjetit nuk duhet mbështetur në këto metoda për sigurim total mbasi që shumë protokole si WAP dhe EAP janë zbuluar të kenë prekshmëri dhe dobësi që lejojnë thyerjen e rrjetit.
Integriteti i shënimeve në 802.11 rrjeta bëhet përmes metodës që nuk është asgje më shumë se Circular Reduncancy Check (CRC), që është parashikuar për detektimin e gabimeve në transmetim. Pra mos u mbështetni në këtë.

Si Sulmohet Viktima?

Nga një shfrytëzues në USENET vjen një koment që tregon se sa është e thjeshtë thyerja dhe mbledhja e informative nga rrjetat pa tela :

"Është shumë thjeshtë, drejtoj makinën rreth qytetit me WiFi kartelën dhe kërkoj rrjeta me DHCP të aktivuar, me një script të shkurtër që e kam shkruar kompjuteri më lajmëron për zbulimin e rrjetave të tilla."

Pra për zbulimin e rrjetave të tilla përdoren skenerët (programe/aplikacione kompjuterike). Lloje të tilla janë Kismet për Linux apo NetStumbler për Windows. Kompjuteri gjithashtu mund të jetë i lidhur me GPS që përdoret për shënimin e pozicionit të rrjetit. Në rast që vëreni dikend duke u shëtitur në automjet me kompjuter është shumë e mundur që personi është duke u marr me hobin e quajtur "wardriving". Ekzistojnë faqe në Internet që përmbajnë informata mbi rrjeta pa tela të hapura së bashku me pozicionet e tyre.

Përfundimi

Si fjalë e fundit do të ishte mirë të thuhet që sigurimi fizik i rrjetit është vetëm një aspekt dhe ndoshta më sekondare për një rrjet sesa sigurimi softuerik i WiFi. Metodat e përmendura më lartë nuk do të jenë të nevojshme për rrjetat personale por shërbejnë më shumë si masa të shtuara të sigurimit dhe janë gati të pafuqishme në rast që sigurimi softuerik i rrjetit është i tejdobët

 
Forum » Software & Hardware » Rrjetat dhe Interneti » Rrjetat Lokale Pa Tela (Wireless Lan (WLAN
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Desing By: Admirim Cakolli admirimi.-@live.com

Filma Shqip Tv Falas Kafeneja Jone Tv Live Shkarko Mp3 Tallava Shqip Video Shqip RTK Live Lajmet RTK| Filma Shqip Filma Shqiptar Tv Shqip Tregime Erotike