Mirserdhet WwW.AcMedia.Tk
Main | Registration | Login Welcome Viztor | RSS
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum moderator: AcMedia, kimi, aGonn-  
Forum » Muzik Shqiptare » Rep Muzik » Eminem Rap
Eminem Rap
ALboz-GDate: E Marte, 2009-05-12, 4:08 PM | Message # 1
Admin Of AcMedia.Tk
Group: Administrators
Messages: 69
Awards: 0
Reputation: 50
Status: Offline

Shpesh thonë se suksesi i bën keq atij që nuk e ka, megjithatë, ndonjëherë, arrin të shkatërrojë edhe protagonistët. Nga Judy Garland te Britney Spears, bota e shou biznesit është e mbushur me histori të trishta. Nuk mbetet pas edhe bota e repit. U bënë thuajse katër vjet që kur Eminem, i vetmi reper i bardhë që mori famë për shkak të muzikës dhe stilit të lindur në getot e njerëzve me ngjyrë, është zhdukur nga qarkullimi. Albumi i tij i fundit ishte "Encore", me të cilin, vetëm në SHBA arriti të shiste 5 milionë kopje. Ndërsa paraqitja e fundit, në fushatën anti-Bush, në vjeshtën e vitit 2004. Që nga ajo kohë, shtypi nuk ka lënë më gjë pa shkruar. Artikujt të tillë si: Është i varur nga ilaçet dhe antidepresivët; Do të publikojë albumin e lamtumirës me titullin "The funeral"; Dëshiron të tërhiqet dhe të bëhet producent; Do të jetë baba me kohë të plotë, pasi arriti të merrte kujdestarinë e së bijës nga një betejë e fortë ligjore me ish-bashkëshorten; Është seropozitiv; Ka prirje të kundërt seksuale. Pastaj, një periudhë qetësie dhe pastaj zhdukja. Tani, artisti që 36 vjeç i mbushi më 17 tetor, del sërish në skenë, por edhe kësaj radhe për të deklaruar se "Relapse", albumi i ri, parashikuar për të dalë më 23 dhjetor, nuk do të publikohet para vjeshtës së vitit 2009. Por, që nga fundi i tetorit, ka dalë në qarkullim autobiografia e tij me titullin "The way I am", ku vetë Eminem shpjegon arsyet e një heshtjeje kaq të gjatë, që shumë e konsideruan si mbyllje të karrierës së tij. Autobiografia "The way I am" është e mbushur me fotografi dhe shkrime të shkruara me dorë (libri përmban edhe një DVD me imazhe dhe filmime të pabotuara), ku reperi përpiqet të hedhë dritë mbi argumentet më të diskutuara që karakterizuan vitet e ndritura të karrierës së tij (të treguara pjesërisht në filmin autobiografik "8 Mile", me të cilin, në vitin 2003, fitoi çmimin "Oskar", për kolonën zanore më të mirë, pasi kishte marrë edhe nëntë "Grammy"): fëmijëria e varfër dhe dramatike, raporti problematik me të ëmën, të cilën e ka sulmuar vazhdimisht në këngët e tij rep, përdorimi i drogave, raportet me kolegët afro-amerikanë dhe ndërgjegjshmëria që kur të rritej të bëhej një artist i ri dhe i besueshëm. "Gjëja më e dhimbshme është se nuk kam pasur kurrë një fëmijëri normale", tregon. "Për sa i përket drogave, nuk i kam përdorur para se të flisja për to në këngët e mia. Pastaj, me famën, nisa të kisha gjithçka falas: veshje, alkool, drogë, femra. Madje edhe hamburgerët. Para kësaj, thjesht ndizja nga një cigare marijuanë. Isha shumë i ri kur shkova në Amsterdam për të promovuar "The slim Shady L.P., ndaj shumë gjërave nuk ua dija rëndësinë". Gjëja që e bëri të reflektojë dhe të zgjasë më shumë qetësinë e tij, tregon ai, ka qenë takimi i dhimbshëm me vdekjen, në kohën kur miku i tij i ngushtë (ai që e ndihmonte në realizimin e koncerteve dhe ai që tha para gazetarëve se Eminemi nuk merr më drogë prej 2002-shit) u vra në prill të vitit 2006, gjatë një zënke në geton e "8 Mile", në Detroit. "Nuk kam vuajtur kurrë kaq shumë në jetën time. Ai ishte si një shkëmb për mua. Humbja e tij më shkaktoi pesimizëm. Ende sot, kur kanë kaluar më shumë se dy vjet, nuk arrij ta imagjinoj se si mund të shkoj në një tur pa të. Pas asaj ngjarjeje, m‘u desh një vit që ta filloja sërish jetën. Shpesh nuk çohesha as nga krevati, përtoja të ecja, të haja apo të shkruaja ndonjë varg. Nuk kisha provuar kurrë në jetë një dhimbje kaq të madhe, që dashur pa dashur u bë pjesë e imja", shkruan ai. Kush i njeh mirë tekstet e këngëve rep të Eminemit, do të gjejë të botuara në autobiografinë e idhullit të tyre: që nga vetëvrasja e dy xhaxhallarëve dhe tradhtitë e bashkëshortes (me të cilën është martuar dy herë dhe dy herë e ka braktisur), mosmarrëveshjet me të ëmën, Debi, dhe dashuria për të bijën, Hailie Jade. Jeta e Eminemit është një libër i shkruar para "The way I am". Kujtime të bukura, aq sa e ëma, Debi Nelson, vendosi të hedhë në treg librin "My son marshall", meqenëse emri i vërtetë i këngëtarit është Marshall Bruce Mathers III. Aty, zonja Nelson, e nxjerr veten pjesërisht fajtore, viktimë të rrethanave, të ashpërsisë të ish-bashkëshortit, të varfërisë dhe një djali që pretendonte të jetonte me gruan e re në apartamentin saj të vogël. Shumë pak e besueshme, edhe historia sipas së cilës ideja për t‘i kërkuar të birit një dëmshpërblim fyerjeje prej dhjetë milionë dollarësh ka qenë e avokatit të saj, që e çoi çështjen në gjyq, ndërsa ajo nuk kishte fare dijeni.

 
Forum » Muzik Shqiptare » Rep Muzik » Eminem Rap
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Desing By: Admirim Cakolli admirimi.-@live.com

Filma Shqip Tv Falas Kafeneja Jone Tv Live Shkarko Mp3 Tallava Shqip Video Shqip RTK Live Lajmet RTK| Filma Shqip Filma Shqiptar Tv Shqip Tregime Erotike