Domeini eshte pikerisht emri i nje websiti qe ju vizitoni Nese shkoni tek www.albwebmaster.co m, dmth domeini i ktij forumi eshte www.albwebmaster.co m
Ka shume domeine te ndryshme per shtete te ndryshme por ka edhe international (TLD)
- .com
- .net
- .org
- .info
Kta jane domeinet me te njohura dhe perdorura ne bote
Sa lek kushton te blej nje Domein?
Cmimi varjon ne faqe te ndryshme gjen cmime te ndryshe por edhe njeher duhet te theksoj se cfare domeine jeni i interesuar. Nese doni nje TLD atehere kushton dicka rreth $8-$10. Nese interesoheni per domeine te shteteve te ndryshme (Austri , Itali , Greqi) cmimi eshte me i shtrenjtë
Ku mund te rregjistroj Domeine dhe me si mund te paguaj ?
Ka shume adresa ne internet qe mundesojne rregjistrimin e domeineve por une do ju sygjeroja keto tre vende
- GoDaddy - www.godaddy.com (Karte Kredidi + PayPal)
- Dynadot - www.dynadot.com (Karte Krediti + PayPal + Moneybookers)
- NamePros - www.namepros.com (NP$ - NamePros Currency)
Si mund te lidh hostin me domeinin?
Cdo host kur rregjistroheni ne fillim ju jep disa te dhena midis te cilave jane dhe nameservers. Supozojme se jeni anetar i HostFalas.com atehere nameservers do i kishit
ns1.hostfalas.com
ns2.hostfalas.com
Pra atje ku do rregjistroni emrin do keni edhe opsion per te ndryshuar Nameservers dhe ju thjesht vendosni NameServerat e Hostit tuaj.
Disa kompani kerkojne 24 ore per te bere update nameserverat keshtu qe duhet te prisni