Përshkrim Wireless LAN është një mënyrë fleksibile e komunikimit si një zgjerim I rrjetave lokale LAN klasike, si një mënyrë alternative ndaj atyre LAN klasike. Duke shfrytëzuar valët elektromagnetike, Wlan-et transmetojnë dhe pranojnë te dhëna nëpërmjet ajrit pa pasur nevojë për përçues. Prej ku mund të themi se WLAN-et janë të përshtatshëm për shkak të mobilitetit të tyre dhe konfigurimit të lehtë të tyre , mund të themi se mundësojnë realizimin e rrjetave LAN të lëvizshme. Viteve të fundit , wlan-et kanë arritur një popullaritet të madh në një numër të madh të fushave te marketingut, duke përfshirë medicinën, vendet akademike, fakultetet, industri etj.
PERFITIMET nga WLAN-et
Përmes rrjetave WLAN shfrytëzuesit mund të kyçen në rrjet pa pasur nevojë që të kërkojnë vend për të kyçur kabllo, dhe menaxherët e rrjetave mund të ndërtojnë rrjeta pa pasur nevojë të shpërndarjes së çiftoreve, WAN-et ofrojnë këto përparësi, shërbime të reja, përshtatshmëri dhe janë më të lira në krahasim me rrjetat tradicionale.
* WLAN-et ju ofrojnë shfrytëzuesve qasje real-time (lidhje online) ne çdo vend në organizatë . Kjo e rritë produktivitetin dhe mundësitë për shërbime tjera të cilat nuk kanë qenë të mundura me rrjetat LAN klasike.
* WLAN mund të instalohen shumë shpejtë dhe shumë thjeshtë, e largojnë nevojën e shtrirjes së kabllove nëpër mure
* WLAN mundësojnë qasje në ato vende ku rrjetat klasike LAN nuk kanë mundur të ofrojnë.
* WLANs në investimin fillestar mund të jenë me të shtrenjta se LAN klasike , por është më e lirë nëse kemi të bëjmë me rrjeta të cilat gjatë tërë kohës duhet lëvizur .
TEKNOLGJITË WLAN
Teknologjia Spread Spectrum
Shumica e WLAN sistemeve përdorin spread-spectrum teknologjinë, teknike e cila përdorë një brez të gjerë frekuencor të implementuar nga ushtria për përdorim në operacionet në të cilat ka nevojë për siguri në transmetimin e informacioneve. Kjo teknikë është realizuar ashtu që është shfrytëzuar, brez i gjerë frekuencor për te arritur qendrushmeri, efikasitet, siguri dhe integritet. Me fjalë tjera është harxhuar me shumë brez frekuencor se sa në rastin e transmetimeve brezngushta (narrowband transsmision), por e tëra kjo jep një sinjal i cili është më i lartë dhe më i lehtë për tu detektuar. Nëse pranuesi nuk është rregulluar mirë në frekuencë, spread-spectrum sinjali duket si një zhurmë në prapavijë. Janë dy lloje të spread-spectrum teknologjisë radio: frequency hoping dhe direct sequence.
Teknologjia Frequency-Hopping Spread Spectrum
Frequency-Hopping spread-spectrum (FHSS) përdorë një bartës brezngushtë i cili e ndërron frekuencën në njësi kohore të cilat janë të njohura si për pranuesin ashtu edhe për dhënësin. Sinkronizimi i mirë i marrësit dhe dhënësit bene të mundur qe të mbahet një kanal logjik fig1 .
Literatura:
http://murray.newcastle.edu.au/users/students/2002/c2101543/e.htm
http://www.wlana.org/learn/educate3.htm
http://www.wlan.org.uk/hrww.htm
http://www.netmotionwireless.com/resourc....ity.asp