ALboz-G | Date: E Marte, 2009-05-12, 8:41 PM | Message # 1 |
Admin Of AcMedia.Tk
Group: Administrators
Messages: 69
Status: Offline
| Një suedeze e ka përjetuar shokun më të madh në jetën e saj kur në internet e ka kontrolluar xhirollogarinë e saj bankare në të cilën gjatë fundjavës është kryer pagesa prej afro 883 milionë eurosh. Kur partneri i Cornelia Johansson i ka treguar gazetës lokale nga Göteborgu se çfarë ka ndodhur, dhe kjo është publikuar të martën, gjendja në xhirollogarinë e saj ka qenë e njëjtë, multi-milionëshe.Megjithatë, disa orë më vonë, paratë nga xhirollogaria janë zhdukur në mënyrë po aq misterioze si edhe janë paraqitur. Përfaqësuesja e bankës Nordea, një prej bankave më të mëdha në Suedi, ka deklaruar se ky ka qenë vetëm një “gabim teknik".
|
|
| |