ALboz-G | Date: E Marte, 2009-05-12, 5:27 PM | Message # 1 |
Admin Of AcMedia.Tk
Group: Administrators
Messages: 69
Status: Offline
| Mysafiri i një restoranti në shtetin amerikan New York së bashku me darkën e tij ka marrë edhe një shtojcë të padëshiruar, një kokë gjarpri. Jack Pandleton ka deklaruar se në restorantin T.G.I. në Clifton Park ka vërejtur diçka ngjyrë hiri në pjatën e tij me perime. Kur e ka parë se bëhet fjalë për kokë gjarpri të madhësisë së gishtit të madh të dorës, me një pjesë të kurrizit e cila ende rrinte pezull, ka fotografuar atë që ka parë dhe e ka thirru kamerierin. Pandleton për gazetën “The Times Union” ka thënë se nuk e ka ndërmend të padis restorantin.
|
|
| |