Jessica Biel tash nuk ka arsyetim për vonesë, pasi i dashuri i saj, Justin Timberlake, i ka blerë asaj një orë të vlefshme 65 mijë dollarë. Krijuesi i hitit ”Sexy Back”, harxhoi paratë në një orë Chanel J12 të bërë me porosi dhe të zbukuruar me diamant, si dhe një palë vëthë Montblanc po ashtu të veshur me diamant, për të gëzuar aktoren.
Timberlake duket se dëshiron ta zbusë raportin me Biel, e cila së fundi kishte qenë e irrituar nga videoja e nxehtë e hitit “Love Sex Magic”, të cilën këngëtari e ka xhiruar me Ciara.