Mirserdhet WwW.AcMedia.Tk
Main | Registration | Login Welcome Viztor | RSS
[ New messages · Members · Forum rules · Search · RSS ]
  • Page 1 of 1
  • 1
Forum moderator: AcMedia, kimi, aGonn-  
Forum » Aregetim & Zbavitje » Barcoleta » Barcoleta
Barcoleta
ALboz-GDate: E Marte, 2009-05-12, 4:20 PM | Message # 1
Admin Of AcMedia.Tk
Group: Administrators
Messages: 69
Awards: 0
Reputation: 50
Status: Offline
Barcoleta

Hajnat

Hyjnë hajnat të plaçkitin në shtëpinë e Hasës dhe Hysës.

“Thirre shpejt policinë”, i thotë Hasa Hysës.

Ai i sjell dy numra, por policia nuk vjen dhe hajnat vjedhin dhe shkojnë .

Hasa nervozohet:

“O Hysë, a e solle numrin 92?”.

“Jo, unë e solla numrin 29, thash ndoshta policia iu del hajnave prapa shpine.

=Biondina=

Pse biondina ka vendosur të ketë vetëm tre fëmijë?

Sepse ka dëgjuar se çdo i katërti fëmijë është kinez.

---E kam për me hangër---

Një ditë kishte ardhur veterinari për t’i kontrolluar pulat, dhe i thotë shitësit se pulat e tij kanë HIV – SIDA.

Shitësi bën apel që të gjithë t’i kthenin pulat, dhe ashtu bën të gjithë. Vetëm një qytetar nuk e ktheu, dhe i shkoi shitësi në shtëpi:

“Pse vetëm ti nuk e ktheve pulen?”

Qytetari u përgjigj:

“Nuk e kam blerë pulen për t’u martuar me të, po për me hëngër”.

====Baballarët====

Disa fëmijë po mburreshin se i kanë baballarët të shpejtë.

Njëri thotë: “Babi im pasi hedh shigjetën, vrapon dhe e kap pa arritur në shenjestër.

I dyti: Babi im gjuan me pistoletë dhe e kap plumbin pa arritur shenjestren.

I treti: Se mos është ndonjë gjë kjo! Babi im punon në qeveri dhe megjithëse puna i mbaron në orën 16, vjen në shtëpi që në ora 13.

---===Logjika===---

Në klasë mësuesja pyet nxënësit:

- Në një pemë janë 5 zogj. Një gjahtar qëllon me çifte dhe vret 3 zogj.

- Sa zogj mbeten në pemë?

- 2 zogj mësuese, përgjigjet një nxënës.

- Bravo e gjete!- thotë mësuesja.

Një nxënës tjetër ngrihet dhe e kundërshton;

- Në pemë nuk mbeti asnjë zog, mësuese, se u tremben nga zhurma.

Mësuesja e vënë në pozitë, mendohet pak dhe i thotë: bravo, më pëlqen logjika që përdor.

Po ky nxënës thotë:

- Ta them edhe unë një problem mësuese?

- Janë 3 femra duke ngrënë akullore, e para e lëpin me majën e gjuhës e dyta me gjithë gjuhen dhe e treta e fut akulloren në gojë, cila nga këto femra është e martuar?

- Ajo që e fut gjithë akulloren në gojë, thotë mësuesja.

- Jo mësuese, ajo që ka unazë në gisht, por gjithsesi më pëlqen logjika që ndjek.

***Shqipëria dhe Amerika***

Ishin dy shqiptarë dhe bisedonin se si të pasurohet Shqipëria. Njëri tha kam një ide: t’i shpallim luftë Amerikës, ajo do të na pushtoj dhe kështu do na sjellë dollarë.

Mirë e ke ja kthen tjetri, por pas pak e ndërron mendimin dhe thotë:

“Jo, është rrezik se nëse ne e fitojmë luftën, atëherë çka do t’i çojmë Amerikës!

<@@>Oqeani<@@>

Takohen dy shokë.

“A ke ndëgjuar për Oqeanin Atlantik”?

“Po”.

“Unë e kam kaluar not”.

“E ti a ke ndëgjuar për Oqeanin e Vdekur”?

“Po more”.

“Unë e kam mbytur”.

*****BORXHI*****

Një djalë po shëtiste me të dashuren e tij, kur papritur shikon një person të njohur dhe i thotë të dashurës:

- E shikon atë, ka dy muaj që më ka marr borxh 10000 lekë dhe akoma nuk m’i ka kthyer.

- As mos prit të t’i kthej, pasi mua ka një vit që më ka marr virgjërinë dhe nuk ma ka kthyer më.

____Kulleri____

Vdes njëri dhe kullerat shkojnë për kryeshëndosh.

Kulleri: “Hej njerëz, a u mërzitet për tipin bre, shumë i smut o kon a, shumë m’u ka dhimtë a”!

Burrat tjerë në dhomë ia kthejnë:

“Jo bre s’u kanë smutë, po kerri e ka shkelë”!

>>>Mjeku<<<

I sëmuri: Doktor, doktor kam edhe 59 sekonda jetë.

Doktori: Prit një minutë, të lutem!

@______________Kompjuteri__________@

Nje femer, teknike kompjuterash po ndihmonte nje djale qe te vinte ne pune kompjuterin. Pasi gjithshka po perfundonte teknikja i kerkon djalit te zgjedhi nje password. Djali per te bere pak lojra me vajzen i thote dua si password fjalen "penis". Teknikja nuk reagoi dhe e shkruajti fjalen por u shkri nga te qeshurit kur pergjigja e kompjuterit ishte:
"PASSWORD I PAPRANUESHEM.NUK ESHTE I GJATE SA DUa

 
Forum » Aregetim & Zbavitje » Barcoleta » Barcoleta
  • Page 1 of 1
  • 1
Search:

Desing By: Admirim Cakolli admirimi.-@live.com

Filma Shqip Tv Falas Kafeneja Jone Tv Live Shkarko Mp3 Tallava Shqip Video Shqip RTK Live Lajmet RTK| Filma Shqip Filma Shqiptar Tv Shqip Tregime Erotike